Fjalë Kyçe

Broja tërheq interesimin e klubit që po lufton për top katërshe në Premier Ligë

Broja tërheq interesimin e klubit që po lufton për top katërshe në Premier Ligë

West Ham United raportohet se kanë shprehur interesim për Armando Brojën, i cili po shkëlqen këtë sezon në futbollin anglez.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol pikërisht ndaj West Ham Unitedit, në fitoren 3-1 të Southamptonit në 1/8 e finales në Kupën FA.

“Çekanët” thuhet se kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e 20-vjeçarit dhe po e mendojnë transferimin e tij, transmeton express.

“Football Insider” ka raportuar se West Hami është duke monitoruar tashmë Brojën, i cili është duke luajtur në huazim te Southamptoni.

Gjithashtu, raportohet se klubi që po lufton për dalje në Evropë këtë sezon, është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit shqiptar.

West Ham United momentalisht renditet në pozitën e pestë në tabelën e Premier Ligës, me 45 pikë.

Kujtojmë se Broja është nën pronësi të Chelseas, dhe klubet e interesuara për shërbimet e tij, duhet të negociojnë me “Blutë”.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.