Fjalë Kyçe

Podujevë: Sindikata proteston për mjekun e rrahur, ky s’di gjë

Podujevë: Sindikata proteston për mjekun e rrahur, ky s’di gjë

Vendin e punës e braktisën për pak minuta.

Mantelbardhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë u mblodhën në oborrin e objekteve ku punojnë.

Nga këtu, po solidarizohen me kolegun e tyre, Ibrahim Hoti.

Pulmologu, të hënën, u sulmua nga një person në vendin e tij të punës, njofton Klan Kosova.

Rast i njëjtë, doktorit i kishte ndodhur edhe para më pak se 1 viti.

Stafi i QKMF-së në këtë qytet është i brengosur për sigurinë e vet.