Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se një rrugë e kryeqytetit të Shqipërisë do të emërohet “Ukraina e Lirë”.
Veliaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo rrugë është rruga ku janë të vendosura ambasada e Ukrainës, Rusisë, Serbisë e Kosovës.
“Për rastësi, në atë rrugë ndodhen edhe selitë e ambasadave të Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.
Lufta e Serbisë ndaj Kosovës dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kanë shenjuar gjeneratën tonë. Kjo rrugë do të shenjojë qytetin tonë!”, ka shkruar ai.