Fjalë Kyçe

Limaj kërkesë Edi Ramës: Merre iniciativën për anëtraimin e Kosovës në NATO

Limaj kërkesë Edi Ramës: Merre iniciativën për anëtraimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Nisma Socialdemokratike, Fatmir Limaj, ia kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të marrë inciativën për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

“Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon”, ka thënë Limaj.

Njoftimi i partisë:

Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon.

NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s.

– Fatmir Limaj