Fjalë Kyçe

Uk Lushi: Serbia dhe Putini po përgatisin planin e ndërhyrjes në veri të Kosovës

Uk Lushi: Serbia dhe Putini po përgatisin planin e ndërhyrjes në veri të Kosovës

Aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka paralajmëruar një sulm të mundshëm të Serbisë në veri të Kosovës, në bashkëpunim me Rusinë.

Duke u thirrur në shërbime të inteligjencës, Lushi ka thënë se Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës.

Tutje ai ka kërkuar nga NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës që të jenë gati.

“Sipas disa shërbimeve të inteligjencës, Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës. NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”, ka shkruar ai.