Një përleshje fizike ka ndodhur dje rreth orës 01:59 pas mesnate në Prishtinë.
Në rrahje janë përfshirë disa persona, ku pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se lidhur me rastin kanë arrestuar një person, mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë nga policia:
Prishtinë 05.03.2022 – 01:59. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasoj, pesë persona meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin një mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim te prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.