Katër persona kanë vdekur nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 223 raste të reja, nga 2 mijë e 365 testime, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 174 persona.