Fjalë Kyçe

Reshje bore edhe gjatë pesë ditëve të radhshme

Reshje bore edhe gjatë pesë ditëve të radhshme

Mot i ftohtë do të vazhdojë edhe gjatë 5 ditëve të ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditëve vijuese do të ketë reshje të dobëta bore, në mëngjes dhe në mbrëmje do të ketë ngrica të dobëta andaj IHMK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, thuhet n njoftim.

“Mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius” thuhet në njoftim.