Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë padyshim ndër artistët më të dashur të tregut muzikor shqiptar.
Së fundmi, ata kanë mbajtur një koncert bashkë ku dhe kanë interpretuar hitin e tyre “Mike”.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti që ka bërë reperi ndaj këngëtares. Teksa fton Elvanën në skenë, Ledri merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj.
Ky gjest i papritur dhe miqësor nga ana e reperit ka bërë që të pranishmit të brohorasin.
Kujtojmë që Ledri është prej disa vitesh në një lidhje me Sara Hoxhën.