Fjalë Kyçe

Ukraina i armatos vullnetarët nga shtetet tjera

Ukraina i armatos vullnetarët nga shtetet tjera

Luftëtarët e parë vullnetarë që i bashkohen legjionit të ri ndërkombëtar të Ukrainës po arrijnë tashmë në Ukrainë, sipas autoriteteve të atjeshme.

“Legjioni Ndërkombëtar i Ukrainës” është një njësi luftarake që po formohet si përgjigje e thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se më shumë se 20,000 njerëz nga 52 vende kanë dalë vullnetarë për të luftuar, si pjesë e këtij legjioni, për të ndihmuar në rezistencën ndaj sulmeve ruse.

Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shihen disa nga luftëtarët e huaj duke u trajnuar me armë në një pyll.

Një burrë që e identifikoi veten si ‘Static’ tha se po “luftonte për demokraci”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.