Hoxha Labinot Maliqi është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se me kryeministrin ka biseduar rreth shumë çështjeve të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetit mysliman.
“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpritem në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetin tonë. E falënderoj kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për diskutimin konstruktiv, dakordues e të dobishëm që patëm. Zoti e bekoftë dhe e ruajttë!”, ka shkruar hoxha në profilin e tij në Facebook.
Rikujtojmë se imami Maliqi është këmbëngulës që të lejohet përdorimi i shamisë në shkolla, shkruan indeksonline. Madje ditë më parë i ka kërkuar publikisht kryeministrit që të shfuqizojë sa më parë udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit që e ndalon përdorimin e shamisë.