Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizzit.
Së fundmi, Gjiko ka publikuar një kolazh me disa fotografi nga momentet kur Elita ka sjellë në jetë fëmijët e tyre, krahas së cilave ka shkruar se ndihet krenare për të ndërsa vë në pah sakrificat e shumta që ka bërë moderatorja për familjen e tyre.
“Ishe një vajzë e re kur u njoftuam. Gjatë udhëtimit tonë së bashku në këtë jetë jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse që obligimet familjare dhe përgjegjësitë e tua ndaj neve nuk i le anash.
Sakrifikove shumë netë pa gjumë, shumë dëshira të tuat personale vetëm që ne mos ta ndiejmë mungesën tënde, mos me e ndjerë shtëpia mungesën e nënës. Urime 8 Marsin gruaja ime. Të duam shumë.“, ka shkruar Gjiko.