Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është treguar mjaft hermetik kur në pyetje ka qenë jeta e tij personale.
Ai rrallë ka pozuar me familjarët e ngushtë, duke preferuar ta mbajë tërësisht privat raportin e tij familjar.
Megjithatë së fundmi ai ka bërë një përjashtim me rastin e festës së 8 Marsit.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shihet me të ëmën e tij.
Ai shihet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë asaj, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan një urim të përzemërt për të gjitha nënat.
“Shkëlqimi kryesor i jetës time. Të dua nënë. Gjithashtu urime festa krejt nënave shqiptare që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ne dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjerash reperi i hitit “Magji”.
E ëma e Capital T është përndryshe motra e reperit shumë të njohur të estradës, 2po2 – i cili si dajë ka qenë gjithmonë inspirim për nipin që gjithashtu zhvilloi karrierën e tij në rrymën hip-hop./telegrafi.