Një të riu i është vjedhur portofoli brenda së cilës kishte pasaportën, kartën e vaksinimit dhe 400 euro para kesh.
Vjedhja sipas tij ka ndodhur sot rreth orës 17 e 20 minuta në stacionin e autobusëve në Pejë, brenda një autobusi, shkruan IndeksOnline.
Ai ka një lutje për personin që tashmë ka në duar portofolin e tij- ti mbajë paratë vetëm pasaportën ta kthej.
Rasti do të denoncohet nesër të organet e rendit me shpresën që do të gjendet dokumentacioni i të riut i cili ka mbetur në rrugë dhe nuk di nga t’ia mbajë.