Leonora Jakupi është bërë sërish kryefjalë e mediave rozë.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun po përflitet se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare, të cilën e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut. Madje, mediat shkruanin se dhe 43 vjetori i lindjes, që e festoi pak ditë më parë, e gjeti e vetme.
Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Ajo vazhdon të jetë e lumtur krah personit që ia ka marrë zemrën. Artistja e shumë hiteve shqiptare ka konfirmuar lajmin për Prive duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime. Për më tepër, thuhet se ikona e bukurisë shqiptare po shkon drejt altarit.
Kujtojmë që Leonora nxori së fundmi dy projekte dedikuar UÇK-së, të cilat shkaktuan shumë zhurmë ne Serbi.
Mediat serbe shkruanin se këngëtarja po iu këndonte terroristëve por Leonora u përgjigj duke korigjuar atë që shkruanin: ““Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”.