Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se ka të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor sikurse i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin diskutoi sot.
Përmes një postimi në Twitter Lajçak ka deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të ndihmuar që integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet.
“Ne kemi të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ndikimin e luftës ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet,” shkroi Lajçak.
Very happy to welcome DAS Gabriel Escobar in Brussels today. We share the same assessment of the developments in the Western Balkans, including in light of the Russian war in Ukraine. We will continue to work closely together to help make the region’s EU future a reality. pic.twitter.com/vh7JT2rxpu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 9, 2022