Fjalë Kyçe

Rritja e çmimeve, Rama: Për 48 orë do kemi gati planin e masave

Rritja e çmimeve, Rama: Për 48 orë do kemi gati planin e masave

Që në 1990 kemi shteti ka hequr dorë nga vendosja, imponimi dhe kontrolli i çmimeve në një ekonomi të lirë tregu. Kështu iu përgjigj akuzave për rritjen e çmimit të naftës në vend kryeministri Edin Rama, ku argumentoi edhe arsyet e mos ndërhyrjes për rritjen e çmimit të naftës.

“Energjia nuk duhet rritur se i prek të gjithë edhe pensionistët që nuk konsumojnë naftë edhe fermerët që e marrin pa asnjë taksë sot. Është mirë të shohim që duke mbrojtur çmimin e energjisë ne mbrojmë të gjithë.

E dyta, energjia është një mall që ende e shet shteti jo në treg të liberalizuar si në Gjermani dhe Angli dhe sot do kishim të njëjtën situatë si me naftën.

E treta, nafta është mall në tregun e lirë që shteti nuk ka asnjë lidhje. që kur kemi zgjedhur ekonominë e tregut kemi hequr dorë nga kontrolli i shtetit mbi çmimet në treg që në 1990.

Shteti nuk cakton çmimet e mallrave dhe nuk kemi pengese ideologjike për të ndërhyrë në treg, shteti nuk imponon dot çmime dhe nuk vendos dot çmime dhe nuk kontrollon dot çmime në një ekonomi të lirë tregu”.

Kreu i qeverisë tha se kjo situatë është e provokuara nga lufta në Ukrainë dhe qeveria do të marrë masat e nevojshme brenda javës.

“Pardje thashë që brenda javës do të kemi skenarët e përballimit të kësaj situate të provokuar nga një luftë që nuk e ka provokuar Shqipëria dhe nuk e di askush sa do të zgjasë. Të thuash që lufta në Ukrainë nuk ka lidhje me këtë situatë do të thotë të mos shpjegosh dot kapërcimin e çmimeve.

Rritja e çmimit të energjisë, naftës e gazit dhe miellit nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve të Rusisë por për të gjithë kudo si për ne që iu bashkuam sanksioneve dhe shembullin e kemi Serbinë.

Duhen planifikuar disa hapa që të mos dalim zbuluar se harxhuam gjithë fishekët përnjëherë. Brenda 48 orësh do të adresojmë këtë problematikë të nxehtë Askush nuk do të më japë leksione si jetojnë njerëzit se unë jetoj me njerëzit. Lufta ka ardhur me faturën e çmimit të naftës dhe do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë dhe do krijojmë me akt normativ një bord administrimi karburanti ku furnizuesit do të jenë në tavolinë me qeverinë për transparencën dhe marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet që nga aspektet. Ne nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në këtë bord. Nuk është dita për të fituar për të rezistuar”./a2cnn