Fjalë Kyçe

Prokurori i Shtetit do t’i hetojë bizneset për ngritjen e çmimeve

Prokurori i Shtetit do t’i hetojë bizneset për ngritjen e çmimeve

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.

Sipas një njoftimi për media, veprimet do të ndërmerren ndaj atyre të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë.