Fjalë Kyçe

Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare çdo ditë

Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare çdo ditë

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se do të hapë korridoret humanitare në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës (07:00 GMT) çdo ditë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Këto do të lejonin që civilët ukrainas në qytetet e rrethuara të largoheshin nga zona e luftës. Ka shqetësim të veçantë për ata në Mariupol, ku situata është cilësuar si “apokaliptike”.

Ofertat për hapjen e korridoreve humanitare drejt Rusisë janë cilësuar më parë si “cinike2.

Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme më herët dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka quajtur propozimet e tilla “absurde”.