Pasi koncerti u shty dy herë për shkak të pandemisë, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë. Fansat shqiptarë do të kenë mundësi ta shikojnë live yllin kolumbian me 14 Mars. Koncerti do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit të famshëm.
Së fundmi është mësuar dhe se kush do të jenë artistët shqiptarë që do të performojnë në skenë para Malumës. Burime për revistën Who kanë bërë me dije se do të jetë Ronela Hajati dhe Elgit Doda. Ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga ana e dy artistëve shqiptarë.