Fjalë Kyçe

Inspektorët kapin në flagrancë furrën që mashtronte me peshën e bukës

Inspektorët kapin në flagrancë furrën që mashtronte me peshën e bukës

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet ka konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.

Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak, transmeton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Gjilanit.

“Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit”, thuhet në komunikatë