Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se dëshiron të lejojë vullnetarët të luftojnë kundër forcave ukrainase, dhe ka miratuar dorëzimin e sistemeve të raketave perëndimore të kapur te luftëtarët rebelë të mbështetur nga Rusia.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, propozoi dorëzimin e sistemeve antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger për luftëtarët nga rajonet rebele të Luhansk dhe Donetsk.
Duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, Putin shprehu mbështetjen e tij për një ide të tillë.
Ai ka thënë gjithashtu se ata që donin të dilnin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia, duhet të lejohen.
Ndërkaq, Shoigu ka thënë se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.