Fjalë Kyçe

QKUK, menza u shërben gjellë, pa bukë, punëtorëve (VIDEO)

QKUK, menza u shërben gjellë, pa bukë, punëtorëve (VIDEO)

Gjatë kohës së drekës në këtë të premte në kuzhinën e QKUK-së ku ushqehen punonjësit e këtij institucioni, gjella iu shërbye pa bukë.

Të gjithë ata që u ushqyen në intervalin kohorë 12-12:30, ngrënën vetëm fasule dhe sallatë, por pa bukë.

Kjo për shkak se sasia e këtyre u shpenzua, para kohe.

Sipas përgjegjësit të kësaj kuzhine Fisnik Dobra, kjo ka ndodhë për shkak të vonesës në komunikacion derisa kanë arritur bukët, ngase të tjerat më të cilat ishin furnizuar në mëngjes janë shpenzuar para kohës së drekës.

I njëjti i tha televizionit përmes telefonit se ndjen keqardhje për ata punonjës që gjatë kësaj periudhe drekën e ngrënën thatë.

Derisa, edhe ekipi i Klanit e konfirmoi arritjen e bukës në vendin ku ushqehen stafi.

https://youtu.be/FrBn2CwjX80