Një kosovar 35-vjeçar i cili jeton në Zvicër ka raportuar të shtunën në qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se sapo kishte plagosur rëndë gruan e tij.
Siç raporton mediumi zviceran 20.Min.ch, policia e ka gjetur dhe arrestuar burrin por më pas e ka gjetur edhe gruan e tij të vdekur.
Sipas raportit, policia është duke e sqaruar ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin e saj.
Në momentin e krimit, në banesë ndodheshin edhe tre fëmijët e familjes. Ata nuk kanë pësuar lëndime derisa për ta po përkujdesen familjarët.