Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani tha se me Xhaferoviqin pati një bisedë të thellë miqësore, përfshirë edhe temën e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“U nënvizua mbështetja e Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin për agjendën tonë të përbashkët euroatlantike”., ka shkruar Osmani.
A friendly & in-depth conversation with Šefik Džaferović, 🇧🇦 Member of Presidency.
Underlined 🇽🇰’s support for 🇧🇦’s territorial integrity & sovereignty and our commitment to enhance cooperation for our shared Euro-Atlantic agenda. pic.twitter.com/rhFS8VWDzO
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2022