Kryeministri Albin Kurti në një diskutim që pati me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ndarë mendimin se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ndalet vetëm kur bota është e bashkuar.
“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
We must not give in to autocrats anywhere, anytime. Only a united and active democratic world will stop Putin and prevent other despots in the future. @AntalyaDF I shared these views with MFA of 🇦🇹 @a_schallenberg, HR of BiH, Christian Schmidt & DPM of 🇲🇪@DritanAbazovic. pic.twitter.com/66UT4HjgXu
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2022