Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, është shprehur Rugova.