Fjalë Kyçe

Kurti takon Borrellin: Mos e injoroni luftën hibride ruse në Ballkan

Kurti takon Borrellin: Mos e injoroni luftën hibride ruse në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Përmes një postmi në Twitter, Kurti, ka kërkuar nga Borrell të mos injorojë luftën hibride ruse në Ballkan.

“Kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi i minimumit që mund të bëjmë. Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.