Fjalë Kyçe

Rama: Falë “Ballkanit të Hapur” po negociojmë me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit

Rama: Falë “Ballkanit të Hapur” po negociojmë me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit

Duke folur për pasojat në ekonomi që janë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kanë nisur negociatat me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar më herët nga biznesmenët shqiptarë.

Rama u shpreh se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, ka thënë Rama. /A2CNN.