18 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej 812 mostra të marra për testim.
Ndërkaq, numri i të shëruarve është shënuar më i lartë për dallim nga ai i të infektuarve. Gjithsej 54 shërime janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.