Fjalë Kyçe

Beniada flet për Donaldin: Kishte një lidhje jashtë, mund të isha futur pa problem në mes

Beniada flet për Donaldin: Kishte një lidhje jashtë, mund të isha futur pa problem në mes

Dy nga ish-banorët më të lidhur në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin Beniada Nishani dhe Donald Veshaj.

Ata krijuan një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin aq sa u përfol që mes tyre kishte lindur edhe një pëlqim.

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ka qenë vetë modelja, e cila ka hedhur poshtë zërat. E ftuar në “E diell”, Beniada tregoi se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.

“Po të më kishte pëlqyer Donaldi unë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë, por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldin se kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël. Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të”, deklaroi modelja.