Fjalë Kyçe

Maluma vesh ngjyrën dhe syzet e njëjta gjatë koncertit në Tiranë, Trixa: E ka bërë për mua

Maluma vesh ngjyrën dhe syzet e njëjta gjatë koncertit në Tiranë, Trixa: E ka bërë për mua

Maluma sot ka mbajtur koncertin e tij në Tiranë.

Ky koncert ishte madhështor, dhe u ndjek nga mijëra njerëz.

Maluma në koncert kishte të veshur një jakne të gjelbërt, ku pak orë më herët edhe Beatrixa kishte postuar foto me ngjyrën e njëjtë të veshjes.

Këngëtarja shqiptare ka postuar një storje ku kishte krahasur veshjen e saj dhe të Malumës, shkruan lajmi.net

Madje këngëtari ka të vendosura edhe syzet të njëjta sikur Trixa.

Trixa me shaka kishte shkruar: E ka bërë për mua.

Kujtojmë se Beatrixa është njëra ndër personazhet më të përfolura gjatë muajve të fundit, e gjitha kjo pas lidhjes së krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”, por kjo lidhje nuk arriti t’i rezistojë edhe jetës jashtë shtëpisë.