Të hënën, në Tiranë u mbajt koncerti i shumëpritur i Malumas.
Ky koncert ishte një spektakël i jashtëzakonshëm.
E përveç yllit latin, në koncert kanë performuar edhe artistë shqiptar.
Ronela Hajati ishte njëra nga këngëtaret shqiptare që hapi koncertin e yllit latin, Maluma.
Artistja shqiptare pushtoi skenën me performancën e saj plot energji, për të cilën edhe karakterizohet.
Por momenti më i shpërndarë nga paraqitja e saj është padyshim sharja e saj, e cila nxiti brohorima të mëdha në publik, shkruan lajmi.net
Teksa këndonte këngën ‘’Gips’’, të cilën ka pak kohë që e ka publikuar në bashkëpunim me reperin MatoLale, ajo shan me mikrofon.
Kujtojmë se Ronela Hajati do ta përfaqësoj Shqipërinë në “Eurovision 2022”, që mbahet në Torino.