Fjalë Kyçe

Ahmeti për mosmiratimin e Projektkodit Civil: Të drejtat mund t’i mohoni me vota, por ato i takojnë secilit prej neve

Ahmeti për mosmiratimin e Projektkodit Civil: Të drejtat mund t’i mohoni me vota, por ato i takojnë secilit prej neve

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës të së mërkurës nuk e miratuan në parim Projektkodin Civil.

Përmes një postimi në llogarinë tij zyrtare në Facebook, Ahmeti tha se të drejtat mund të mohohen me vota të tilla, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojnë faktin se ato i takojnë secilit.

“Të drejtat nuk janë meny e gjërave që i pëlqejne shumicës. Barazia nuk ka alternativë. Të drejtat edhe mund të mohohen nga vota të tilla, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojnë faktin se ato i takojnë secilit prej neve.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim.

Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve.

Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend.

Nga pesë libra të Kodit, diskutimi u shtrydh në një fjali.

Edhe aty diskutimi ishte në nivel të mosdijes, keqinformimit dhe moralizimit të zbrazët.

Të drejtat nuk janë meny e gjërave që i pëlqejne shumicës. Barazia nuk ka alternativë. Të drejtat edhe mund të mohohen nga vota të tilla, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojnë faktin se ato i takojnë secilit prej neve.