Aktivisti për të drejtat e LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa ka reaguar pasi deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi u shpreh kundër miratimit të kodit të ri civil, njëherësh duke thënë se kjo është sëmundje.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ftoi deputetën e VV-së që ta shërojë nga kjo sëmundje.
“E ftoj dhe inkurajoj deputetën Labinotë Demi-Murtezi të më shërojë nga kjo sëmundje, ashtu siç e kam sfiduar një “psikolog” nga Prizreni i cili është zhdukur nga faqja e dheut momentin që kam caktuar termin. Sëmundje më të rëndë se injoranca nuk ka miq”.