Fjalë Kyçe

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve në rastin “Brezovica”

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve në rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët janë të përfshirë në rastin “Brezovica”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, e ka ndihmuar personin zyrtar S.I. për marrje të ryshfeti.

Edhe për të pandehurin S.I., ish-zyrtar i Komunës në Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, e ka ndihmuar zyrtarin doganor për të njëjtën vepër.