Fjalë Kyçe

AAK do ta përkrah projektligjin që i mundëson qytetarëve të tërheqin mjetet nga Trusti

AAK do ta përkrah projektligjin që i mundëson qytetarëve të tërheqin mjetet nga Trusti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahe propozimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Trusti Pensional.

Në një prononcim për Indeksonline, deputetja e këtij subjekti, Time Kadrijaj ka thënë se një propozim të tillë më herët e ka dhënë edhe kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

“Aleanca do ta përkrah, gjithë deputetët e AAK-së do ta përkrahin këtë iniciative. Thash edhe më herët që edhe Haradinaj ka deklaruar se qytetarëve duhet mundësuar tërheqja e trustit për shkak të situatës së krijuar. Në këtë krizë është e nevojshme që qytetarëve t’u dalim në ndihmë dhe të kenë mundësi që të tërheqin mjetet e tyre deri në 30%,

Deputetja e AAK-së i ka bërë thirrje edhe Grupeve tjera Parlamentare që të përkrahin një propozim të tillë.

Kujtojmë se deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deponuar në Kuvend një projektligj që i mundëson qytetarëve tërheqje për herë të dytë nga Trusti. Këtë ai ka thënë se po e bën më kërkesë të qytetarëve të Kosovës.