Fjalë Kyçe

Predhat ruse ia vranë fëmijët dhe gruan, burri ukrainas rrëfen tragjedinë (pamje të rënda)

Predhat ruse ia vranë fëmijët dhe gruan, burri ukrainas rrëfen tragjedinë (pamje të rënda)

Serhiy Perebyinis më 6 mars e humbi bashkëshorten e tij, Tetyana, birin e tij. Mykyta dhe bijën e tij, Alisa. Më të dashurit e Perebyinis u vranë nga bombardimet ruse teksa po përpiqeshin të iknin nga Irpini, një qytezë në periferi të Kyivit.

Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën.

Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.

Kujdes! Pamjet janë të rënda.