Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, bëri një paragjykim ndaj deputetes Duda Balje, e cila kishte kundërshtuar Projektkodin e ri Civil.
“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qashtu, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për të tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen”, tha Dimal Basha në KTV.
Ai po ashtu tregoi pse e mbështet Projektkodin Civil.
Fillimisht, ai u shpreh se gjatë kohës sa kishte qenë në Amerikë ishte ekspozuar ndaj një kulture më të emancipuar ku kishte takuar shumë homoseksualë të cilët kishin qenë njerëz të drejtë e të mirë.