Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë.
Tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë.
Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së.
Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.
Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë: