Fjalë Kyçe

Armend Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku

Armend Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se trimëria e bujaria e tij ishin virtyte të larta, teksa shtoi se si njohës i mirë i armëve, Mazreku ishte angazhuar rreth furnizimit me armatim për UÇK-në.

Tutje, ai tha se kudo që kishte betejë, Mazreku ishte në vijë të frontit.

“Ibrahimi ishte komandant i njësisë “Arbëri” e cila kishte për detyrë intervenime të shpejta, kudo që paraqitej nevoja, brenda territorit të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në territorin e së cilës ndodheshin instancat më të larta ushtarake si: Shtabi i Përgjithshëm, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapress, Spitali i Ushtarak, si dhe mbi 100 mijë civilë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Vizitë familjes së dëshmorit, Ibrahim Mazreku, nga komuna e Malishevës.

Trimëria e bujaria ishin virtyte të larta të cilat e karakterizonin Ibrahimin. Si njohës i thellë i armëve, ai ishte i angazhuar rreth furnizimit me armatim të domosdoshëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ku do që kishte betejë ai ishte në vijë të frontit, Ibrahimi ishte komandant i njësisë “Arbëri” e cila kishte për detyrë intervenime të shpejta, kudo që paraqitej nevoja, brenda territorit të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në territorin e së cilës ndodheshin instancat më të larta ushtarake si: Shtabi i Përgjithshëm, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapress, Spitali i Ushtarak, si dhe mbi 100 mijë civilë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës.

Këto detyra ai i realizojë me sukses maksimal duke mos lejuar kurrë forcat paramilitare serbe të hyjnë në Malet e Berishës.

Nderime e mirënjohje përjetë për jetën dhe vepren e tij.