Fjalë Kyçe

Bie në 17 numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19

Bie në 17 numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19

Numri i personave të infektuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në kuadët të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është ulur në 17.

Prej tyre, 14 pacientë vazhdojnë të jenë pozitivë me koronavirus, ndërsa tre të tjerë janë post-COVID.

Nëntë nga të shtruarit nëpër spitale janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë janë të shtrirë në Mjekim Intensiv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive – 8 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 2 pacientë, Spitali i Pejës – 2 pacientë, Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spitali i Gjakovës – 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.