Fjalë Kyçe

31 raste të reja me COVID-19 të dielën

31 raste të reja me COVID-19 të dielën

Nga 1058 testime 31 mostra kanë rezultuar pozitive për COVID-19 të dielën në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në 651.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gati 228 mijë raste pozitive me COVID-19. 3127 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Me shifra të ulëta po ecën trendi i vaksinimit. Për 24 orë janë vaksinuar vetëm 118 persona. Sipas të dhënave të MSH-së, mbi 99 mijë është numri i qytetarëve që kanë marrë të tri dozat.