Protestuesit ukrainas janë përplasur me forcat ruse në Berdyansk, ku u arrestuan 2 persona.
Sipas CNN protestuesit ukrainas kanë nisur të këndojnë pranë një shëtitoreje kjo gjë ka acaruar ushtarët rusë duke nisur me arrestimet.
Ushtarët rusë i kanë lidhur duart pas shpine të arrestuarve, ndërsa njërin prej tyre e kanë goditur vazhdimisht.
Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare në Berdyansk më 27 shkurt, përcjell tch.
Populli ukrainas ka shprehur gadishmërinë për të mbrojtur vendin e tyre që nga fillimi i luftës.
Disa prej tyre kanë zgjedhur të largohen ndërsa të tjerë kanë qëndruar aty dhe mbrohen me mjete rrethanore.
Kjo nuk është revolta e vetme e popullit ukrainas pasi ata po bëjnë të pamundurën të ndalojnë agravimin e ushtrisë ruse.
In Berdyansk, people went on a peaceful protest against Russians – they began to detain and beat them. Shots were also heard in the air.
The video was sent by a local resident#StandWithUkraine pic.twitter.com/7SW1tcMkpI— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) March 20, 2022