Kur Jasmine Grogan i ofroi disa para një burri të pastrehë jashtë një supermarketi disa vite më parë, ajo nuk e kishte idenë se jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë.
Burri, i quajtur Macauley Murchie, refuzoi të pranonte ofertën e saj të sjellshme. Por kur ajo mbaroi pazarin, ai shkoi për ta ndihmuar me çantat e rënda. Ata u dashuruan menjëherë dhe tani janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Jasmine ka ndarë detaje të historisë së tyre të pazakontë të dashurisë në TikTok dhe së fundmi ajo zbuloi se si u takuan.
“Takova një të pastrehë një ditë duke bërë pazarin tim të ushqimit. I ofrova para, por ai nuk pranoi”, tha ajo. “Unë hyra brenda vazhdova të bëja pazarin dhe nuk mund të ndaloja së menduari për të. Dola jashtë dhe e pyeta nëse mund ta ndihmoja gjithsesi, ai tha jo. Ai më pyeti nëse doja ndihmë për të futur blerjet në një taksi, unë thashë po. E pyeta nëse donte që t’i jepja diçka për të ngrënë. Ai u turpërua, por tha po dhe shkuam për një darkë. Ne patëm një bisedë të gjatë për jetën e tij. Shkova dhe i bleva një telefon të vogël që të mund të mbanim kontakt, kishte diçka ndryshe tek ai”.
“I mora një hotel dhe shkova në shtëpi. Ne mbajtëm kontakte. Nuk mund të ndaloja së menduari për të”.
Kanadezët shkëmbyen mesazhe para se të dilnin në një takim. Macauley më pasi i dërgoi një mesazh: “Më ke zbukuruar ditën, faleminderit shumë për gjithçka, ju jeni e mrekullueshme. Nuk mund të ndalem së menduari për ty”.
Ajo u përgjigj: “Nuk duhet të më falënderosh, as unë nuk mund të të heq nga mendja”.
Duke mos dashur që kjo të ishte hera e vetme që u takuan, Jasmine më pas e pyeti nëse mund ta merrte atë për një drekë.
Pasi dyshja u takuan në darkën e tyre me mish viçi, Jasmine e pyeti nëse ai donte të kthehej në shtëpinë e saj dhe t’i “zgjidhte” disa rroba për të veshur. “I mora disa rroba të reja dhe i thashë se mund të qëndronte natën, por ai përfundoi duke qëndruar shumë më gjatë se një natë”, tha ajo.
“Ne ramë në dashuri menjëherë. E dija se ai ishte i vetmi për mua. Ai ishte shumë i mirë”.
Ajo shtoi: “Ne dolëm në takime të shumta, përfundimisht ai rruajti mjekrën, vendosi dhëmbë të rinj dhe u bë me një punë vërtet të mirë. Ne nuk jemi ndarë kurrë që atëherë”.