Fjalë Kyçe

Ish-rivali i Vjosa Osmanit pritet të jetë deputet i ri i Vetëvendosjes

Ish-rivali i Vjosa Osmanit pritet të jetë deputet i ri i Vetëvendosjes

Nasuf Bejta pritet të zë së shpejti postin e deputetit në grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Bejta që kishte garuar në zgjedhjet e fundit me Listën Guxo do të zëvëndësojë Fitim Ukën, deputetin që ka paralajmëruar lirimin e postit për shkak se dëshiron të kthehet në profesionin si ligjërues në Universitet.

Bejta ka qenë rival në letër i Vjosa Osmanit në garën për president, duke mos marrë asnjë votë të vetme në parlament.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, Bejta është kandidati i radhës që do të zë pozitën e deputetit ngase ka marrë 5763 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.