Fjalë Kyçe

Arrestohet një person i dyshuar për “Falsifikim i parasë” në Vushtrri

Arrestohet një person i dyshuar për “Falsifikim i parasë” në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Sipas policisë i dyshuari E.A 21 vjeçar me datën 17 mars 2022 në Vushtrri, në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej njëqind (100) euro, të falsifikuara.

“Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të zgjeruara hetimore ku mbi bazën e dyshime dhe provave të siguruara fillimisht është identifikuar vetura të cilën në kohen e kryerjes se veprës penale i dyshuari e kishte përdorur për furnizim me derivate.”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Falsifikim i parasë”.