Ish konkurrenti i Përputhen, Alban Dyrmishi ka reaguar për herë të parë pas akuzave për shfrytëzim prostitucioni.
Dyrmishi u arrestua në fillim të këtij muaji pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai u la më pas i lirë nga gjykata e Tiranës, duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja. Ndërkohë, ditën e sotme, në intervistën e tij të parë pas lirimit nga burgu, Albani mohoi akuzat ndërsa e konsideroi një sulm personal.
“Unë dhe sot e kësaj dite se di çfarë ka ndodhur. Ishte e dielë po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë se ndodhej policia. Duke qenë se jam administrator i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit.
Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicion të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pstërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”, tha ai për abcnews.