Fjalë Kyçe

Ish-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

Ish-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është përfshirë në debatin që ka shpërthyer së fundmi në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një shkrimi në Facebook ka minimizuar rolin e Kurtit dhe Abazoviqit për këtë proces.

“Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin.

Por, debati mashtrues mund të vazhdojë përderisa ka votues që besojnë se vendimmarrja është në duart e liderëve lokalë”, ka shkruar Berisha.