Endrit Thaçi ka postuar një fotografi të paparë deri më tani të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka thënë se fotoja është e kohës kur babai i tij ishte student.
“Një foto e papublikuar deri më tani e babit. Nga koha e përfundimit të studimeve kur punonte në ilegalen politike dhe ushtarake me shokët dhe shoqet, drejt themelimit të UÇK dhe çlirimit të atdheut. Ai qëllim u arrit, edhe pse me çmim të lartë në gjak, djersë, lot dhe vite të kaluara në burg”, ka shkruar ai.